Skip to content

Aksidenti i frikshëm në Vaun e Dejës/ Arrestohet shoferi i makinës që ra në liqen

Posted on January 29, 2026January 29, 2026 By Punnik

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar për aksidentin e së mërkurës në aksin Mjedë-Spathar në Shkodër.

Sipas policisë, Zef Buçaj, i cili drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe 24-vjeçari Ndok Çokaj, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa Arol Nikaj, 22 vjeç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime të rënda.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Çmendet” moti, temperatura ekstreme -40 gradë në SHBA, Australia përvëlohet nga i nxehti, temperaturat shkojnë në 50 gradë
Next Post: “Po kujt t’ja le Qeverinë?”- Meta zbulon bisedën e Nanos me dy ambasadorët për trazirat e 14 shtatorit 1998! Më bënë presion që të mos zbardhej vrasja e Azem Hajdarit! Çfarë më tha prokurori

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme