Skip to content

Plagoset me thikë shqiptari në burgun grek, sapo ishte transferuar nga burgu i Koridhalos

Posted on January 30, 2026 By Punnik

46-vjeçari nga Labova e Gjirokastrës, Dhimitër Meci, është plagosur rëndë ditën e sotme në burgu e Malandrinos në Greqi.

Gazetari Artur Bibe raporton se Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N. E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos.

Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin nga Lezha si dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi.

Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025. Lala në fakt u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Pas arrestimit të tij, gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe në banesën e tij në Shqipëri, u gjet arsenal armësh./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë themelues i PD-së (Emri+Foto)
Next Post: Shifrat/ Kush është më i pasur, Rama apo Berisha? Gazetarja: Kryeministri ka deklaruar…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme