Skip to content

“Të dua ende pa të njohur”, reperi shqiptar ndan lajmin më të rëndësishëm të jetës

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Reperi Dardan dhe partnerja e tij Hava kanë vendosur të ndajnë sot lajmin më të rëndësishëm të jetës së tyre, duke konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së parë.

Në shtator të vitit 2025 dyshja kurorëzoi dashurinë gati dhjetëvjeçare në një ceremoni martese ultra private, larg çdo vëmendjeje mediatike.

Në njoftimin e tij, Dardani u shfaq tejet emocional me ekon në duar, duke i bërë një premtim publik fëmijës se do të gjejë një baba që nuk dorëzohet kurrë.

Nga ana tjetër, Hava zbuloi për herë të parë siluetën e saj me barkun e rrumbullakosur, duke e cilësuar këtë pritje si krijimin e një jete të re me “shpirtin e saj binjak”.

Postimi:

Diku mes rrahjeve të zemrës sime, po rritet një mrekulli.
Ende pa të njohur, të dua.
E dua zemrën tënde, shpirtin tënde, sytë e tu dhe buzëqeshjen tënde.
Ti je shpresa ime, forca ime që po vjen.
Po të pres me durim, me krenari dhe me zemër të fortë.
Kur të vish, do gjesh një baba që nuk dorëzohet dhe që do të mbajë gjithmonë përpara.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Shifrat/ Kush është më i pasur, Rama apo Berisha? Gazetarja: Kryeministri ka deklaruar…
Next Post: “Biznesi është në krizë, profesionistët e lirë të bllokuar” – Tabaku: S’po marrin as shërbimin më minimal! Qeveria mban medalje të kota! Kush mban përgjegjësi për këtë?

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme