Skip to content

E rëndë në vend, babai plagos me thikë djalin, arrestohet nga policia

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç.

Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Mos qëndroni vetëm, bashkohuni”- Financimet për fermerët, Rama: Paratë janë, bëni projektet! Produktet e freskëta mos t’i çojmë në Evropë, të përpunojmë për tregun vendas dhe të huaj
Next Post: Denoncimet e Berishës për skandalin tek AKSHI, ja si e komenton Raportuesi i PE

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme