Skip to content

“Nesër do të…”/ Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Presidenti reagon nga qelia pasi Apeli i GJKKO e la në burg

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.

Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit, për të mos marrë përgjegjësi. Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.

“Asnjë cudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Na e ka fut Danjeli…”/ Zbardhet dosja e 3 policëve në Orikum, si i morën 2.7 mln lekë qytetarit
Next Post: VIDEO/ Pas hetimit për drogë, momenti PREKËS kur aktori turk largohet nga xhirimet e serialit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme