Skip to content

Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij? (Video)

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.

Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin.

Personi që filmonte momentet e gëzueshme mendohet se ishte pikërisht partnerja e re e aktorit, e cila qëndronte pas kamerës.

Më pas, Ana postoi një foto tjetër, ku shfaqet e shtrirë në prehrin e partneres së re të vëllait, ndërsa kjo e fundit i përkëdhel flokët.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjekja i njohur (Emri+Foto)
Next Post: Aksidenti tragjik në Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme