Skip to content

Kristi ishte shkaku që doli nga shtëpia e BBV5? Ja si përgjigjet Keijsi

Posted on January 30, 2026 By Punnik

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur hapur për eksperiencën e tij në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, nga ku u përjashtua mbrëmjen e së martës pas leximit të Zarfit të Zi.

Gjatë intervistës, ish-banori ndau më shumë detaje mbi qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si edhe mbi dinamikat me banorët e tjerë.

Moderatorja Elona Duro e pyeti Keijsi-n për mendimin e tij ndaj Kristit, i cili pas përjashtimit ishte shprehur se nuk e kishte pritur largimin e tij në atë mënyrë.

Sipas Keijsi-t, Kristi mund ta ketë kuptuar vetë se reagimet e tij kanë qenë të tepruara.

“Ndoshta e ka kuptuar edhe vetë që e ka tepruar me mënyrën e reagimit të tepërt që bën gjithmonë. Edhe çështjen e viktimizimit, mendoj se e ka kaluar masën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse mendon se ishte Kristi ai që e nxori nga loja, Keijsi ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Jo, mua nuk më nxori Kristi. Mua më nxori vetja ime”, tha ai.

Ai sqaroi se veprimi që çoi në përjashtimin e tij erdhi si pasojë e mbrojtjes së një femre dhe se nuk ndjen pendesë për atë që ndodhi.

“Shkaku ishte mbrojtja e një femre. Nuk kam bërë diçka për t’u penduar. Nëse do të isha unë agresori, atëherë patjetër që do të kërkoja ndjesë, edhe pse nuk është diçka që e bëj shpesh”, përfundoi Keijsi.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E turpshme/ Pas një debati të nxehtë, Miri matet për ta goditur Artanin (Video)
Next Post: Çfare ndodhi? Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme