Instituti i Gjeoshkencave bën me dije situatën meteorologjikepër ditën e hënë, 2 shkurt 2026
Sipas parashikimit, ditën e nesërme priten reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin, ndërsa temperatura minimale, në vendet malore, do të regjistrojë deri në -1 °C.
Parashikimi i motit sipas IGJEO:
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 01) dhe nesër (e hënë, dt. 02) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e hënë, dt.
02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
– në bregdet: 7 / 12 °C
– në vendet e ulëta: 2 / 12 °C
– në vendet malore: -1 / 5 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt. 01 dhe nesër (e hënë, dt. 02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

