Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, i lënduar dyshohet se ka mbetur edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj! Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një polic…

230

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Sokol Dacit, mbrëmjen e djeshme (1 shkurt) në Lezhë.

Sipas News24 mësohet se në vendin ku ndodhi ngjarja i pranishëm ishte edhe një efektiv policie, por ai ka deklaruar se nuk i ka parë autorët e ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se i lënduar nga të shtënat me armë ka mbetur edhe një anëtar i familjes Nikulaj, por deri tani në ambientet e spitalit nuk është paraqitur asnjë person i plagosur.

Ardian Nikulaj u vra në prill të 2023 në hotelin e tij në Shëngjin, ndërsa si porositës i kësaj ngjarje dyshohet se eshte Edmond Haxhia.

Ngjarja

Plagosja ndodhi në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi dyqan ishte lëshuar breshëria e plumbave, bëri me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Sokol Daci 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Pamjet që erdhën mbrëmë nga vendi i ngjarjes dëshmojnë se atentatorët kanë qëlluar me breshëri, pasi fasada e dyqanit duke e bërë shoshë. I riu i plagosur është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, ndërkohë që policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Njoftimi i policise

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S.

D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D.

ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article