Mot i paqëndrueshëm këtë javë! HABIT Porja: “Kthesa” do të vijë në fundjavë. Vendi do të përfshihet..

166

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend.

“Edhe pse jemi në shkurt, kushtet e motit vazhdojnë të jenë si ato të janarit. Sot mëngjesi ka regjistruar -2 gradë, me reshje në zonat e verilindjes dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës. Zakonisht shkurti mbahet si muaj i thatë, por këtë vit do të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të larta.

Kjo javë do të jetë kryesisht e paqëndrueshme.

Sot priten vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një ndërprerje të reshjeve. Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i motit, me ditën e mërkurën që do të jetë shumë e ngrohtë”, tha Porja.

Share This Article