Aksident i rëndë, plagosen tre persona! Zjarrfikësit sharrojnë derën e makinës për të nxjerrë një nga të lënduarit

718

Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMË me targë AB 804 CV dhe një automjet tip Renault Clio me targë AA 453 CV.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë në vendngjarje për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit Renault Clio, në pronësi të shtetasit Klevant Vasi, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Siç shihet edhe në këtë foto, shërbimet zjarrfikëse kanë sharruar derën e makinës për të nxjerrë të lënduarin.

Sipas informacionit paraprak, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

Share This Article