“Ndihem si Boli sot”/ Ledjoni ngacmon Elvanën: Në këtë periudhë të jetës….

203

Elvana Gjata surprizoi sërish publikun duke performuar dy këngët e saj më të reja, mes tyre edhe baladën që solli në bashkëpunim me Stanaj. Interpretimi i saj u prit me duartrokitje, ndërsa atmosfera në studio u mbush me emocione.

Pas performancës, moderatori Ledion Liço e “ngacmoi” këngëtaren me nota humori, duke iu referuar baladës së ndjerë.Ledioni: “Je mësuar me stadiume të mëdha. Në këtë periudhë të jetës që jam nuk dua të dëgjoj këngë të trishta, dua vetëm këngë që më bëjnë të kërcej.

Kur ju nxorët këngën ishte si thikë pas shpine.

Ishte shumë e bukur. Ndihem si arushi i Brikenës sot”, duke nënkuptuar Bolin.

Komenti i tij shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Elvana e priti me sportivitet batutën, duke falënderuar publikun për mbështetjen./BBV5

Share This Article