Sot mblidhet Këshilli i Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut, mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit prokurorët e SPAK

485

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Imunitetit për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK Klodian Braho si edhe dy prokurorët e rastit Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu në kuvend ka mbërritur edhe motra e zëvëndëskryeministres,

Palema Qirko në cilësinë e avokates,

pra ministrja Belinda Balluku do të përfaqësohet në Këshillin e Mandateve edhe nga Pamela Qirko, përpos avokatit Ardian Kalija.

Share This Article