U emërua si zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari vëllai i ish-kandidates së PD për deputete! FOTOT me zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike

140

Ditën e djeshme, u bë publik fakti se 24-vjeçari Rubin Rredhi u emërua në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Portual Durrës. Emërimi i tij, në moshë fare të re, mori vëmendjen e opinionit publik, ku nuk munguan as kritikat.

Po kush është Rubin Rredhi?

Rubin Rredhi është një i ri 24-vjeçar nga Lushnja dhe është diplomuar për Juridik. Ai është djali i ish-kryetarit të komunës Remas, i zgjedhur nën siglën e PD-së dhe vëllai i kandidates për deputete të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Elizabeta Rredhit.

Kjo e fundit në postimet në rrjetet sociale, ka postuar foto me drejtuesit më lartë të PD-së, përfshirë nënkryetarin e PD-së dhe deputetin e Durrësit Oerd Bylykbashi dhe deputeten Albana Vokshi.

Elizabeta Rrethi ishte një nga kandidatet më të votuara në primaret që u mbajtën brenda PD-së përpara zgjedhjeve të 11 majit në Qarkun e Fierit, ku mori 492 vota.

Por ajo hoqi dorë nga kandidimi, pasi nuk u përfshi në listat e mbyllura.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi thellë në Qarkun e Fierit, ku mori 12 nga 16 mandatet, ndërsa demokratët u mjaftuan me 4 deputetë. newsbomb

Share This Article