Gazmend Buçpapa i kërkon falje familjarëve të Egli Pashollarit, nuk tregon motivet e vrasjes

74

Gazmend Buçpapaj, i arrestuar të hënën në Tropojë, i dyshuar si autori i vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë, nuk ka dhënë sqarime për motivet e ngjarjes para hetuesve.

Ai ka shprehur pendesë dhe i ka kërkuar falje familjes së Egli Pashollarit për humbjen e jetës së 32-vjeçarit.

Buçpapaj, pas qëllimit me thikë për vdekjen e Pashollarit, ishte arratisur, ndërsa kapja e tij u bë e mundur të dielën, kur u gjet i fshehur në një banesë në Tropojë.

Share This Article