U përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ofendova njeri, por përcolla zërin e banorëve të Rrjollit që protestojnë për pronat e tyre! Parlamenti po mbron të korruptuarit

273

Deputeti Agron Shehaj është larguar nga seanca plenare pasi u përjashtua me 20 ditë nga Sekretariati i Etikës për shkak të tensioneve të së hënës.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti i partisë Mundësia u shpreh se nuk shau apo ofendoi njeri në seancën plenare të së hënës por vetëm përzolli zërin e banorëve të Rrjollit që prej kohësh kërkojnë të drejtën e tyre për pronat që po iu grabiten nga ndërtimi i një resorti turistik në zonë.

“Unë të hënën bëra atë që duhet të bënte çdo deputet të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë zërin e qytetarëve. Ndërkohë në Rrjol qytetarët po protestojnë se fshati iu është rrëmbyer prona, 150 hektarë nga ish drejtori i Hipotekës. Policia bën sehir, dhe policia private, banditë të veshur me kapuç e shkopa gome rrahin protestuesin që mbrojnë pronën e tyre.

Për këtë çështje fola, nuk shava e shtyva apo ofendova njeri.

U tregova edhe pamjet se mesa duet nuk i kishin parë, ka të moshuar që janë dhunuar deri aty sa iu kanë thyer këmbën,. Një 19 vjeçar është goditur me grushta. Parlamenti është kthyer në mbrojtje të të kpruptivave.

Për pronat do të protestojmë dhe sot, në orën 6″, tha ai.

Share This Article