Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Ulsi Manja: Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve dua të prezantoj raportin tonë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Kemi diskutuar në lidhje me relacionin dhe prentendimin e palëve dhe në përfundim arritën në këtë rekomandim:
Sot që po diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri juridik dhe institucional. Balluku nuk ushtron më funksione si pasojë e ndryshimeve në qeveri. Për pasojë masa e sigurimi personal e pezullimit nga detyra nuk prodhon më pasojë juridike reale.
Edhe narrative mbi të cilën SPAK kërkon masa
Mbetet hipotetike sa kohë lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksioneve që deputetja në fjalë nuk i ushtron më.
Në një situatë kur kjo cështje që duhej të mbetej një cështje e drejtësisë është shndërruar në një debat. Në vend të një procesi të qetë, kemi parë përpjekje për ta zhvendosur në një gjyq publik.
Për këto arsye është e domosdoshme që ne si shumicë të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia, zhurmën nga fakti.
Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Belinda Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera për marrjen e autorizimit sepse nuk është një kërkesë
Pra jemi në kushtet kur kërkohet zëvendësimi i masës. Zëvendësimi i masës mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar pozitat, ose kur nuk është respektuar masa e vendosura.
Balluku sic provohet nga relacioni i SPAK dhe arsyetimi provohet se ka respektuar në mënyrë korrekte masën e sigurimit, atë të daljes jashtë shtetit
Ngelet vetëm rëndimi i masave të sigurimit ato që ka listuar SPAK, që ka të bëjë shtimi i episodeve
Edhe vlerësimi i anëtarëve të këshillit u referohet
Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë gjykatën.
Deputeti nuk mund të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit.
Kjo dispozitë kushtetuese vendos një garanci, Në këtë linjë shkon edhe neni 48 i kodit të procedurës penale, ku prokuroria sa herë kërkon autorizim duhet të paraqesë një relacion me prova që mbështesin kërkesën.
Kompetenca e Kuvendit është e natyrës procedurale kusht
Kuvendit nuk gjykon fajësinë dhe as themelin e provave pasi ky atribut i takon gjykatës.
Kuvendi nuk bën vlerësimin e provave, por të rrethanave nëse janë rënduar pozitat.
Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.
Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.
Viti 2024 kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyre administrativo penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore.
vijon

