Skip to content

A do e “lëshojë” Rama-Ballukun? Paralajmërimi i fortë: Pas 22 janarit do të …

Posted on January 7, 2026January 7, 2026 By Punnik

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se çështja tashmë është në proces hetimi dhe nuk ndikohet nga vendimi që pritet nga Gjykata Kushtetuese më 22 janar.

“A do e lëshojë Rama Ballukun? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Po pas datës 22 çfarë do bëjë Rama?

Çështja është në hetim, sido që të shprehet Gjykata Kushtetuese. Ajo nuk po shqyrton fajësinë apo pafajësinë. Çështja nuk kthehet mbrapsht.

Në mos në janar, në shkurt, në mars, kjo çështje do të shkojë në hetim dhe gjykata përkatëse do të shprehet për fajësinë apo pafajësinë”, tha Braho.

Braho i cilësoi kërkesat e PD-së për qeveri teknike si shashka dhe komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen në detyrë të Ballukut.

“Kërkesat e Partisë Demokratike për qeveri teknike janë shashka në ajër. Rama, deri tani, ngarkohet moralisht, por nuk dimë a ngarkohet penalisht. Moralisht ai nuk e sheh të udhës të japë dorëheqjen.

Kur të dënohet Balluku… atëherë… të gjithë skenarët dhe qëndrimet janë në lojë, por janë në vullnetin politik, moral dhe ligjor të Edi Ramës”, deklaroi Braho.

Ai ironizoi edhe skenarët ekstrem të Berishws për arrestimin e kryeministrit të cilët nisën pas rrëzimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“A do munden forcat Delta të shkojnë në Surrel të kapin Ramën zvarrë siç kapën Maduron? Me urdhrin dhe mendjen e Berishës do shkojnë?! Janë ëndrra!.

Berisha nuk mund të japë urdhra”, tha Braho.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Kushtet e motit përkeqësohen, ja çfarë njofton Ministria e Infrastrukturës për fluturimet në Rinas
Next Post: Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme