Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se shqiptarët ende nuk e kanë parë të plotë skemën e zhvatjes që ai e quan “5 ER”, duke e cilësuar si një mekanizëm të gjerë plaçkitjeje të vendit.
Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live, Ahmetaj akuzoi sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, si koordinator të korrupsionit në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Sipas Ahmetajt, ekzistojnë mesazhe dhe prova që tregojnë mënyrën se si janë dhënë udhëzime për përfitime dhe favorizime. Ai përmendi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, duke deklaruar se dëmi financiar i shkaktuar gjatë periudhës së drejtimit të tij arrin në rreth 14–15 miliardë euro.
“AKSHI është vetëm maja e ajsbergut. Çdo dosje që del është thjesht maja e ajsbergut të një sistemi të tërë korrupsioni,” u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj: AKSHI-i është maja e ajsbergut.
Maja e ajsbergut. Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut.
Unë nis me variantin 5D.
Po. Vazhdoj me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER.
Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë. Dhe njëherë i ftoj qytetarët, marrin hartën e Shqipërisë, ta shohin ku ka ngelur pa u dhënë kujt do ky. Dhe çfarë bëjnë ca oligarkë e media?
E di çfarë i thonë apo jo?
Më falni shqiptarët, i kërkoj të falur pafund. I thotë, i thonë, ej, po çfarë? Varja mo i thonë këtij, një nga, një grup i këtyre nga 15-16.
Shqiptarët, më falin shqiptarët, më falni zonja. Shqiptarët janë, popull bën qejf. A varja më Amerikës.
Varja më Amerikës, ec përpara. Pse? Se këta i quan kongresi enablers.
Enablers janë këta operatorët, aksionerët që grabisin Shqipërinë.
Dhe këta sigurisht që duan të vazhdojnë të grabisin, ama po vjen historia që do merremi, do merren institucionet, po pastrohen. Me enablers, me aksionerët, me aksionerët, e 15-16 me kokrra janë. I ke aty.

