Skip to content

Aksident fatal në vend, humb jetën një grua, në pranga drejtuesi i automjetit

Posted on January 22, 2026January 22, 2026 By Punnik

Një grua humbi jetën sot herët në mëngjes pasi u përfshi në një aksident rrugor në Berat, raporton noa.al.

Viktima është Ermira Qepa, 44 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha të Beratit.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Klaudjo Qevani, 32 vjeç, banues në Kuçovë.

Qevani dyshohet se, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur të ndjerën që ishte këmbësore.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, Ermira ka humbur jetën.

Pak pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Enjte 22 Janar 2026
Next Post: TRAGJIKE në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe VDES

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme