Aksident i rëndë/ Ambulanca përplaset me makinën, raportohet për të plagosur

70

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku raportohet për persona të plagosur.

Bëhet me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, por ende nuk dihet numri i personave të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje.

Share This Article