Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë! Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurat anësore, shpërthen në flakë

758

Në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

Share This Article