Skip to content

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë

Posted on December 12, 2025December 12, 2025 By Punnik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë.

Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.

Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.

Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.

Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale./Top Channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Del foto e 49-vjeçarit që dhunoi me çekiç të riun në Fresk! U porosit nga ‘Fire’ dhe ‘Aroni’
Next Post: “Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun. E dinin të gjithë kur hynë aty se kush fitonte”

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme