Aksident i rëndë në Slloveni, autocisterna përplas mjetin e shqiptarit! Humb jetën 28-vjeçari

257

Një aksident i rëndë është regjistruar në Slloveni ku për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova. I riu është identifikuar si Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit pranë Slovenska Bistricës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Një autocisternë duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierën ndarëse.

Më pas mjeti u përmbys në kahun e kundërt të autostradës dhe u përplas edhe një furgon.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Lidhur me këtë janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

Share This Article