Aksident i rëndë në vend, makina përplaset me motorin, ka të plagosur

75

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article