Skip to content

Aksident i rëndë/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në një lokal, tre të plagosur

Posted on December 30, 2025December 30, 2025 By Punnik

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sukth, ku janë përplasur një automjet tip Range Rover dhe një Citroen i bardhë. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që Citroeni të përfundojë brenda ambienteve të një lokali buzë rrugës, duke shkaktuar dëme edhe në strukturën e biznesit.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover-it dhe dy pasagjerët e Citroenit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqartë.

Sipas dëshmisë së një qytetari, dyshohet se Range Rover-i po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa Citroeni i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve.

Pas aksidentit, Range Rover-i është larguar nga vendngjarja me karrotrec, ndërsa automjeti i bardhë është lëvizur për të nxjerrë personat e lënduar.

Pamjet nga dëshmitari tregojnë Citroenin pranë lokalit dhe Range Rover-in duke u transportuar. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Sam Altman ofron 555 mijë dollarë për punën “më të frikshme në botë”
Next Post: Horoskopi Ditor E Martë 30 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme