Aksident i trefishtë në Tiranë, përfshihet edhe një autobus

469

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, pranë “Spitalit Amerikan 3”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar qarkullimi duke shkaktuar trafik dhe radhë të gjatë automjetesh. Në pamje shihet se në aksident është përfshirë edhe një autobus i linjës “Kombinat-Kinostudio”.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article