Aksident me vdekje në vend/ Humbi kontrollin e motorit si pasojë e lagështirës në rrugë, vdes burri

870

Aksident me vdekje në fshatin Kurtinë njësia administrative Hysgjokaj.

70-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën. Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Trupi i të ndjerit është përcjellë me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjes për ekspertizë mjeko ligjore.

Share This Article