Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin Shishtavec–Kukës, ku një këmbësore ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur shtetasja Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte në këmbë.
Automjeti drejtohej nga shtetasi G. N., 30 vjeç, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçarja u transportua menjëherë drejt spitalit të Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.