Aksident te “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy makina

658

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, te mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e mësipërme përplasja ka qënë e fortë, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, policia ndodhet në vendngjarje.

Share This Article