Skip to content

Aksident tragjik në punë, punëtori bie nga kati i tretë dhe humb jetën (Emri)

Posted on July 1, 2025July 1, 2025 By Isi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Dibra në alarm/ Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës, izolohen dy familje të zonës
Next Post: E rëndë/ Bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit punëtori 44-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme