Skip to content

Aksident tragjik në vend, automjeti! Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Posted on July 24, 2025July 24, 2025 By Isi

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.

Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Enjte 24 Korrik 2025
Next Post: “Na ngacmoi i pari…”, turistet austriake dhunojnë shqiptarin në Ksamil (Emrat)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme