Aksidentoi për vdekje këmbësorin, në pranga 57-vjeçari

287

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie,

ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Share This Article