Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes.
Sipas informacioneve të para, gjatë aksionit janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktivitet kriminal.
Operacioni vijon ende në terren, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarve apo qëllimin e ndërhyrjes.

