Gjatë spektaklit “Prime” të mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova, mes debateve të forta dhe tensioneve që dominuan studion, nuk mungoi as një moment i papritur emocional nga Alba Pollozhani.
Teksa situata ishte e nxehtë dhe diskutimet po zhvilloheshin me tone të ashpra, Alba gjeti pak hapësirë për t’i dërguar një përshëndetje speciale Limi, duke e kombinuar humorin me ndjenjat e saj të hapura.Ajo e quajti atë “idiot”, por në të njëjtën kohë e shoqëroi me një deklaratë të fortë dashurie, që u komentua menjëherë në rrjetet sociale:
“E përshëndes shumë atë idiotin tim, që e dua shumë, që e kam jashtë,” u shpreh Alba para kamerave.Ky moment i papritur solli një kontrast të bukur mes tensionit të Prime-it dhe anës së saj më emocionale, duke treguar se pavarësisht debateve dhe presionit të lojës, ndjenjat jashtë shtëpisë mbeten të forta.

