Skip to content

Altin Ndoci po fshihet në Pukë?! Policia kthehet në vendlindjen e “qitësit” të Çopjave, çfarë zbuluan hetimet

Posted on January 15, 2026 By Punnik

policia vijon kërkimet për kapjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit. Mësohet se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës, por gjithashtu, pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë në vendlindjen, në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë në territorin e Tiranës dhe më pas është zhdukur.

Altin Ndoci ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja. Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës. I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP.

Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Arratisja e mirëplanifikuar e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët
Next Post: Debati për qumështin, Lufra reagon: Vendimet merren vetëm mbi analiza laboratorike

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme