Skip to content

Autorët, pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, u larguan me ambulancë! Detaje të reja nga hetimet për atentatin e Rinasit

Posted on December 30, 2025December 30, 2025 By Punnik

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin Halil, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Goli i Ernest Muçit, Gallatasaraj del kundër: Nuk mund të krahasohej (Video)
Next Post: “Mos më thërrisni më”, mbyllet dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme