Skip to content

“Balluku do të dorëhiqet si zëvendëskryeministre”, zbulohen skenarët: Ja kur pritet të ndodhë

Posted on December 19, 2025December 19, 2025 By Punnik

Në një intervistë televizive, Nikollë Lesi ka treguar skenarët e asaj që pritet të ndodhë me Belinda Ballukun.

Sipas Lesit, deputetët nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit dhe Balluku mund të japë dorëheqjen nga pozicioni i zëvendëskryeministres.

“Nga informacionet që kam unë, deputetët nuk do të votojë heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Mesa di, mundet që pasi të kalojnë në Këshillin e Mandateve, edhe të ndahen raportet, PD-ja raport për heqjen e imunitetit dhe PS-ja jo për heqjen e imunitetit, Balluku do të japë dorëheqjen.

Në seancat para parlamentit do japë dorëheqje si zëvendëskryeministre, që t’i japë shkas PS-së që të thotë që bie akuza e SPAK-ut që Balluku do të prishë provat. Edhe kështu ata nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit. Ajo do të hetohet si deputete me imunitet, do shkojë në SPAK-u dhe do kalojë në gjyq si deputete.”, tha Lesi.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: I ftohti Siberian në fundvit/ Meteorologia bën paralajmërimin e fortë: Ja ç’do ndodhë me motin
Next Post: “Rama nuk e shkarkon dot Ballukun”/ Gazetari: Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk do të votohet nesër

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme