Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa u shpreh mbi çështje Balluku dhe ekstratet e dala në media nga dosjet.
Më tej thekson se Balluku po u çon mesazhe njerëzve tani, për tu thënë se nuk ikën në qeli pa marrë me vete ata me të cilët ka kryer korrupsionin.
Artan Hoxha: Këtu është bërë nami. Përmendet një shifër apartamentesh, edhe ajo që ka dalë pjesë të ekstratit. Dosja është shumë voluminoze.
Opozita është në drejtën e vetë të përfitojë politikisht. Me 300 shtëpi do ishin sistemuar ata të pastrehët nga tërmeti. Duhet gjetur si ka funksionuar.
Këtu janë kapur me palmë në dorë jo me gjethe palme. Pse kërkojnë fakte për çështje të tjera.
Për ça e do jahtin në një vend si Shqipëria, ne vetëm në këto momente, copëza bisede që kanë dalë qëllimisht, janë mesazhe që i janë çuar dikujt. Mes tyre ajo ka çuar mesazhe tek disa njerëz që kanë përfituar nga Balluku, dhe një ditë të bukur i thonë jep dorëheqjen,
Po hetohet në sistemin bankarë të nivelit të dytë në Shqipëri, janë dërguar letër porosi në vende të ndryshme ku të çojnë gjurmët.
Niveli i korrupsionit ka qenë shumë i madh dhe më e keqja nuk e kanë fshehur, e kanë demonstruar qartazi.
Janë paratë e qytetarëve më të varfër të Evropës. Ajo po çon mesazhe dhe po thotë se unë po iki dhe do tu marr me vete.

