Bie qeveria në Bullgari, kryeministri Rosen Zhelyazhkov jep dorëheqjen pas javësh protesta të qytetarëve

546

Kryeministri bullgar Rosen Zhelezkov njoftoi dorëheqjen të hënën, pas javësh protestash kundër politikave ekonomike të vendit dhe asaj që protestuesit e quajnë dështim të qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Zhelezkov njoftoi dorëheqjen në një fjalim televiziv disa minuta para një votimi të planifikuar në parlament për një mocion mosbesimi kundër qeverisë.

Dorëheqja vjen pak para se Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës më 1 janar.

Share This Article