Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar këtë të shtunë, me nota ironie hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qasjen e Edi Ramës kundrejt rastit.
Në një reagim në rrjete sociale, Gjokutaj shkruan mes rreshtash se Balluku është ndjerë e tradhëtuar nga Rama, i cili fillimisht i ka premtuar se do ta shpëtojë nga hetimet, dhe më pas ka tentuar vetëm të mbrojë veten e tij.
Sipas Gjokutajt, Balluku i ka thënë Ramës, se si ka mundësi që SPAK ka nxjerrë vetëm bisedat e saj me Berberin dhe jo ato që ka bërë me vetë Ramën duke ngritur dyshime për një kapje të drejtësisë nga kryeministri për të nxjerrë të pastër veten.
Por sipas avokatit, Balluku i ka thënë Ramës se nëse e lëshon te drejtësia ajo do të nxjerrë bisedat që vërtetojnë se edhe Rama është i përfshirë në aferë.
Reagimi i Gjokutajt
Derisa Bela u mor e pandehur midis saj dhe shef Edit nuk pati probleme!
Kur u mor masa e pezullimit nga detyra Bela i hipi makinës dhe ja behu tek Kopështi i Edenit brenda Kryeministrisë e bindur se shef Edi e kish tradhëtuar!
Si u takua me të shefi filloi ta mbante me gajret duke i fërkuar krahët e duke mallkuar SPAK-un e pabesë që ju kish krijuar gjithë atë telash jo vetëm atyre të dyve por edhe Qeverisë, punëve të saj madje edhe Shqipërisë!
E në këto biseda mes qurrash dhe lotësh e para që mori veten, fshiu lotët dhe shfryu hundët ishte Bela së cilës ju shfaq silueta e gjyshit tek përleshej me dajon e shefit!
Pasi vështroi disa herë rrotull dhe shqeu sytë nga habia shikimin e nguliti tek shefi i cili mundohej që me buzeqeshje e zgerdhirje ta qetësonte!
Mori frymë thellë dhe ju drejtua:
Edi i motrës dua të më thuash edhe ti mendimin tënd se si ka mundesi që në përgjimet e mia për atë të flamosur tunel janë vetëm bisedat e mia me Gysin dhe bisedat me ty jo! Qe ne bashkë flisnim gjithë ditën! Kaq të poshtër qenkan këta të SPAK-ut që shkruajnë llafet e Gys pallës që nuk lidh dot dy llafe dhe heqin fjalët e tua që mahnit dynjanë me atë oratorinë tënde?
Shefi ngriu sepse e kuptoi ironinë therëse të ish zëvendëses së tij tashmë dhe nuk belbëzoi asnjë fjalë!
Edhe ato me Gysin të sajuara janë u mundua shefi ta qetësonte viktimën e tij!
Ou po pse nuk sajuan edhe për ty apo të kanë frikë?
E dija burrë me integritet këtë Dumanin por qenka delenxhi! Edhe i kapur nga ti Ed! Por kur e kape për vete pse nuk e kape edhe për mua apo varja thuaj!
Po unë për ty çfarë nuk kam bërë ndërsa ti dashke ta heqësh bythën mënjanë me sa duket!
Harroje se të kam braktisur ja kthen shefi dhe do ta shikosh! Do bëj namin me Kushtetuese, me Parlament e me çtë mundem që ti të rikthehesh në detyrë!
Ja të shohim ja ktheu Bela vetëm mos harro se nëse edhe kësaj radhe do ta kesh me të hedhur e me hile çfarë kemi folur bashkë i kam të ruajtura! Në fakt i kam ruajtur jo për ti përdorur por si histori suksesi qe as bota nuk i ka parë ndonjëherë!
Po halli të detyron ti përdorësh edhe atje ku nuk ke dashur ndonjëhere!
Se helbete bashkë e nisëm këtë udhë dhe bashkë i takon ta bitisim se nuk shkon ta lemë sho shoqin në baltë!
Më kuptove “vllai” tha Bela dhe u largua!
Ishte natë e ftohtë dhjetori dhe xhamat e makinës ishin veshur me avull mbi të cilat Bela shkroi:
I dashur armik!