Çfarë ndodhi mbrëmë mes Gimbos dhe Selinës? Momente intime mes tyre në shtrat (Video)

4

Marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinës duket se ka hyrë në një fazë të re brenda shtëpisë së Big Brother, duke lënë pas çdo dyshim se mes tyre bëhet fjalë vetëm për miqësi.

Në një video të shkëputur nga transmetimi live, dyshja shihet në shtrat, shumë pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer përqafime të ngrohta dhe momente afrimiteti që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga kamerat. Atmosfera mes tyre duket e qetë dhe intime, ndërsa në një moment dëgjohen duke thënë:

“Faleminderit Zot”, një shprehje që është interpretuar nga publiku si shenjë mirënjohjeje për lidhjen që po ndërtojnë.

Këto pamje kanë ndezur menjëherë reagimet në rrjetet sociale, ku ndjekësit po flasin për një romancë të re që po lind brenda shtëpisë.

Për shumë prej tyre, videoja shihet si konfirmimi i parë se raporti mes Gimbos dhe Selinës ka kaluar në një nivel tjetër, përtej strategjive të lojës.

Mbetet për t’u parë nëse kjo afrimitet do të forcohet edhe më shumë në ditët në vijim dhe si do të ndikojë në dinamikat e lojës brenda shtëpisë.

Share This Article