Skip to content

“Çirri maskën ose ik nga shtëpia”/ Keijsi i flet KEQ Mateos për Brikenën: Të shkeli me këmbë, ajo është…

Posted on January 19, 2026January 19, 2026 By Punnik

Brikena mori mbrëmë një vendim të rëndësishëm në lidhje me nominimin. Zarfi i zi çoi në televotim Keijsin, Erikun dhe Inën për shkak të shkeljes së rregullores.

Duke qenë se Ina ishte një banore e vetme me Stelinën, Brikena si lidere e shtëpisë kishte një avantazh, të linte Stelinën në nominim ose t’a hiqte dhe t’a zëvendësonte me një banor tjetër.

Brikena u shpreh se Stelina nuk kishte aspak lidhje me këtë nominim, e si pasojë e zëvendësoi atë me Mateon, i cili nuk e priti aspak mirë këtë vendim nga ana e saj.

Mateo ka biseduar mbrëmë me Keijsin, ku ky i fundit i tha se mendon se ai është më i rrezikuari. Gjithashtu e këshilloi atë që t’i çirrte maskën Brikenës, ose të ikte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP5”.

Pjesë nga biseda:

Keijsi: A më erdhi mua momenti me Stelinën, e bëra, ça të bëja, as unë nuk kam qejf të flas për femra

Mateo: Normale, të vë me shpatulla pas muri

Keijsi: Ty jo me shpataulla pas muri, ty të shkeli me këmbë.

Ishte nominim i pastër, personi i katërt që do futej ishte më i rrezikuari në këtë nominim. Mos me ta ndjell

Mateo: I thashë, kaq bezdi e ke praninë time në shtëpi, kaq shumë të ka penguar prezenca ime. Më tha jo.

Si jo kur më vë në nominim, nuk te nxorra me të nxjerrë nga shtëpia, por të ndihesh si u ndjeva unë.

Keijsi: E di se ju dëgjova, prandaj u futa brenda

Mateo: Aq shumë u dëgjuam

Keijsi: Po ta thotë Keijsi, ajo ka bërë gabimin më të madh, i ka humbur pikë vetes

Mateo: Nuk e di pse e ka kaq siklet të pranojë

Keijsi: Ti e di më mirë se të gjithë që është më falsja këtu brenda. Ose çirri maskën e rri këtu, ose ik të shtëpia.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Hënë 19 Janar 2026
Next Post: “I thashë do marr valixhet do iki”/ Bashkëshortja e Erikut sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme