Skip to content

“Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës apo fëmijëve “/ Ledri flet për herë të parë për Xhensila Myrtezajn!

Posted on July 14, 2025July 14, 2025 By Isi

Janë, apo s’janë? Kjo është çështja. Jo Shekspiriane, por çështja më hot e momentit në showbizin shqiptar.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kryefjala e medias me raportin e tyre fillimisht artistik, e tashmë personal.

E sigurisht, reperi i ulur përballë Alketa Vejsiut në “Inspire” nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth kësaj çështjeje. Fillimisht Ledri tregon se kanë shumë kimi, artistike sigurisht, duke shtuar se koha e tyre në studio ka qenë shumë e bukur. Ai thotë se po kalojnë shumë kohë bashkë edhe prej koncerteve të përbashkëta.”Kemi pasur një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pasur mundësinë të flasim.

Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë”.-tha ai.

Mirëpo, kur pyetet nga Alketa nëse është single Ledri e mohon diçka të tillë.

Kurse pyetjes nëse çifti artistik Ledri-Xhensila do kishte funksionuar edhe në jetën private i përgjigjet me patjetër që po.

“Edhe në jetën reale mund të funksionojmë si çift. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerez duhen, dashuria mund gjithçka”- thotë ai.

Pastaj: “Nëse partnerja ime do kishte fëmijë do sillesha me ta siç do doja të sillej partneri i Sarës me Poem. Unë i dua shumë fëmijët.”

Për ta mbyllur, Ledrit emri Xhensila i rimon me “trëndafila”.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Arratisje që tronditi burgun/ I riu 20-vjeçar, del përmes çantës së një të dënuari tjetër
Next Post: “Kampi është për të varfrit, tregon sa fakire je…”/ Deklarata e Gerta Gixharit ndez rrjetin

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme