Debate për provat e arrestimit të Ballukut, avokati kërkon tre javë kohë për t’u njohur me dosjen, prokurorët e SPAK: Mjaftojnë 5 ditë

923

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoqëruar me debate në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar tre jave kohë për t’u njohur me dosjet.

Por nga ana e tyre, prokuroret e SPAK kanë thënë se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen.

Më herët Prokurorët e SPAK, kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.

Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.

Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.

Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.

Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.

Share This Article