Del foto e të akuzuarit si zjarrvënës në Malin e Shashicës ku u rrezikua Kanina

598

Në orët e para të mbrëmjes, në malin “Shashicë” të fshatit Kaninë, konkretisht në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e këtij zjarri, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve, ndërsa zjarri ka vazhduar të përparojë drejt fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.

Pas hetimeve paraprake, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar personin e dyshuar për këtë ngjarje. Bëhet fjalë për shtetasin E.F, banues në fshatin Kaninë, i cili është arrestuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë zonë, shtetasi E.F.

ka një stani bagëtish, dhe dyshohet se motivi i zjarrvënies mund të ketë qenë hapja e kullotave të reja. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Share This Article