Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 23 Maj, të këtij viti, ku 42-vjeçari Enis Vrapi, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, alarmoi Policinë, pasi shfaqej me një armë lodër në dyert e institucioneve.
Pesë muaj më parë do të raportohej në media si një ndjekje policore me aksidentim makinash. Emisioni “FactCheck” në MCN TV zbardh për herë të parë çka ndodhur më 23 maj 2025.
Në një video të publikuar nga emisioni “FactCheck”, shfaqet Enis Vrapi 5 muaj më parë ku shkoi me kallash në dyert e Prokurorisë së Tiranës, por fatmirësisht hetimet zbuluan se ajo ishte lodër, ndërsa prangosja e tij erdhi me një bilanc të plagosurish.
Teska brenda perimetrit të sigurisë së Prokurorisë ndodhej polici i “Ilirian Guard”, Vrapi parkon fuoristradën e tij “Land Rover” në hyrjen kryesore, bllokon rrugë dhe del nga makina me një armë kallashnikov.
Ai ka tentuar të futet brenda dhe i kërkon rojës të hap derën, por ka hasur në refuzim.
Pas këtij momenti ai bën verime të pakontrolluara dhe largohet me shpejtësi. Ky alarm vuri në lëvizje policinë e cila mundi ta kap vetëm pas 45 minutash por pasi ai përplasi dhjetë automjete dhe aksidentoi dy persona, mes tyre dhe një polic.
Por, çfarë raportoi Policia lidhur me këtë ngjarje?
“Rreth orës 09:00, shtetasi Enis Vrapi, 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.
Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie.
Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.” – thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës, ditën e ngjarjes.

