Skip to content

Denoncimet e Berishës për skandalin tek AKSHI, ja si e komenton Raportuesi i PE

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri) është pyetur sot në lidhje me skandalin e AKSHI-it dhe denoncimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ky i fundit denoncoi se janë eksportuar të dhëna sekrete te NATO-s, te vendet armike të Aleancës Ushtarake. Ndërkohë raportuesi Schieder nuk pranoi që të jepte komente, ndërsa shtoi se nuk mund të fliste për gjithçka thoshte Berisha.

Pyetje: referuar një dosje të SPAK, për AKSHIN, kryetari i opozitës në Shqipëri, Berisha, ka etiketuar se; ky grup i strukturuar kriminal ka eksportuar te vendet armike, të grupet armike të NATO-s, informacione të NATO-s që i disponon dhe Shqipëria. A është parë si shqetësim ky denoncim nga BE kjo çështje?!

Raportuesi i PE: Jo! S’mund të më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe gjithçka që bën ai. Pasi do të më duhet të dalë nga roli im institucional!

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E rëndë në vend, babai plagos me thikë djalin, arrestohet nga policia
Next Post: I riu përplaset me 3 automjete në autostradën Milot-Morinë, plagoset vetë dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme