Skip to content

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Me plagë në bark, 2 të rinjtë në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët kërkuan… (Video)

Posted on July 18, 2025July 18, 2025 By Isi

Dy të plagosurit me armë zjarri në qytetin e Sarandës ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit.

Burime për BalkanWeb nga bluzat e bardha të Sarandës bëjnë të ditur se dy të rinjve iu dha ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre në Tiranë.

Ata u transportuan me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale te ish-Spitali Ushtarak në kryeqytet.

Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj u qëlluan me armë zjarri në rrethana të paqarta pranë stadiumit të Sarandës.(BalkanWeb)

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Sarandë (Video)
Next Post: Mohojnë vrasjen në Mat, dëshmia e Çakrrit fundos vëllezërit: I riu ishte në makinë me …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme