Për aktorin e mirënjohur, Mehdi Malkaj, 2025 ka qenë viti më i bukur i jetës së tij. Dhe për këtë ka një arsye.
Në një intervistë televizive, ai rrëfeu se për vite me rradhë familja e tij ishte përballur me një “rrëmujë shpirtërore” për shkak se i biri konsumonte lëndë narkotike. I përlotur, aktori tha se më në fund ai është shëruar dhe nuk është më përdorues i drogës.
“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time.
Për një arsye shumë të fortë. Unë kam dy fëmijë, djalë edhe vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më.
Nëse e urren dikë shumë, mos e mallko kurrë “të pafsha fëmijët të përdorin drogë”.
Vit më të bukur se ky….Kam vite të tëra që kam luftuar, e gjithë familja… Nëse ke një gjë të tillë kështu, nuk ka asnjëherë shtëpi, është rrëmujë shpirtërore.”, theksoi aktori.
Aktori tha se rikuperimi i djalit nuk është vetëm një fitore familjare, por edhe një mesazh për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme.

